Histori nga vendi

VLORE, 9 MAJ 2019 - Në kuadër të Ditës së Evropës Njësia e Integrimit Evropian në Bashkinë Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale të qytetit, zhvilloi një aktivitet festiv me nxënës të shkollave 9-Vjeçare të Bashkisë Vlorë.

Aktiviteti u zhvillua në dy pjesë.

VLORE, 6 MAJ 2019 - Në kuadër të Javës së Evropës, u zhvillua, në Vlorë, aktiviteti “Bashkia e të rinjve”, ku të rinj nga shkollat e qytetit janë shndërruar për një ditë në përfaqësues të qytetarëve, duke u bërë anëtarë të Këshillit Bashkiak.

Maliq, 9 Maj 2019 - Në kuadrin e javës evropiane, Njësia për Integrimin Evropian dhe Koordinimin e Ndihmës së Huaj në Bashkinë Maliq, organizoi aktivitetin "Bashkia e të Rinjve". Për një ditë, të rinjtë e qytetit të Maliqit janë shndërruar në këshilltarë të Bashkisë.

Aktiviteti me gjimnazistët ekselentë të gjimnazit “Skënderbeu” të Maliqit, janë mbledhur në sallën e këshillit bashkiak, aty ku për një ditë ishin ata që I kishin frenat e vendim-marrjes.

Në kuadër të Javës së Evropës, Këndi I BE pranë Bashkisë Durrës zhvilloi një aktivitet me fëmijë në mjediset e “Shoqatës për Trashëgimi dhe Edukim”, ku kanë marrë pjesë fëmijë të klubit të librit.

Aktiviteti është realizuar në formën e një udhëtimi imagjinar nëpër disa qytete të vendeve të Bashkimit Evropian.

Duke lexuar tregime prej librit “Misteret e yjeve të arta”, fëmijët janë ndalur në gjithësecilin prej tyre, duke bërë pyetje dhe kërkuar më shumë informacion për cilindo qytet që përmendej, të veçantat e atij qyteti, historinë, shtetin të cilit i përkiste etj.

KËSHILLTARË PËR NJË DITË!

PATOS, 9 MAJ - Me rastin e Ditës së Europës, Njësia për Integrimin Europian dhe Ndihmë e Huaj pranë Bashkisë Patos, organizoi me të rinjtë më të mirë të gjimnazeve të qytetit një mbledhje të simuluar të Këshillit Bashkiak të qytetit. Të pranishëm ishin Kryetare e Bashkisë, Kryetari i Këshillit dhe Sekretari të cilët u shpjeguan të rinjve "këshilltarë" organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak, rolin që kanë qytetarët në mbledhjet e Këshillit Bashkiak dhe rëndësinë që ka informimi i komunitetit mbi veprimtarinë e Këshillit.

POGRADEC, 9 Maj 2019 - Në kuadër të festimeve të Ditës së Evropës, Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj në Bashkinë Pogradec, në bashkëpunim me shkollat 9 – vjeçare të qytetit, organizuan aktivitetin "Dita e Evropës – Të bashkuar në diversitet”.

Ky aktivitet kishte për qëllim njohjen dhe vënien e theksit në vlerat e Bashkimit Evropian,  rëndësinë e bërjes së tyre pjesë e kulturës sonë, në mënyrë qe integrimi në BE të jetë një proces sa më i natyrshëm për qytetarët shqiptarë.

Selenicë, 23 prill 2019 - Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj në Bashkinë Selenicë, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, zhvilloi një aktivitet në bashkëpunim me mësuesit dhe nxënësit e klasës së 7 dhe të 8, të shkollës 9-Vjeçare “Todi Koçeli”, në kuadër të Ditës së Tokës.

Ndër aktivitetet e zhvilluara me këtë rast, ishte një hapësirë poetike kushtuar mbrojtjes së planetit tonë, ndërkohë që u organizua edhe një ekspozitë me punime artistike të realizuara vetëm me materiale të riciklueshme, siç ishte mbjellja e luleve në shishe plastike.

22 PRILL 2019 – Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj, në Bashkinë Peqin organizoi një aktivitet në kuadër të ditës së Tokës.

Në aktivitet morën pjesë nxënës dhe mësues të shkollës 9- vjecare "Hysni Çela", Karinë.

Nga ana e nxënësve u realizua një ekspozitë me vizatimet e tyre, tema kryesore e të cilëve ishte mjedisi dhe mbrojtja e tij.

“Pa mjedis të pastër, nuk ka jetë”, ishte mesazhi që përshkoi të gjithë aktivitetin e realizuar nën kujdesin e posaçëm të Këndit të BE në Bashkinë e Peqinit.

Njësia e Integrimit Europian në Bashkinë Patos në bashkëpunim me Shërbimin Social dhe Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Fier, kanë zhvilluar aktivitete informuese me nxënësit e gjimnazeve "Zhani Ciko dhe "Sotir Çapo", përkatësisht në Patos dhe Njësinë Administrative Zharrëz, me temë: "Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe emigracionit të parregullt".

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të balonave, këndi i BE-së Bashkia Lushnje, së bashku me Qendrën Kulturore të Fëmijëve dhe Njësinë Administrative Krutje zhvilluan një aktivitet mbresëlënës me nxënësit e shkollave në fushën sportive të Krutjes. Ngritja e balonave, siç e shihni dhe në foto, krijoi një mjedis festiv.

Faqet