Forum qytetar në bashkinë mat në Javën e Evropës

  • Posted on: 8 January 2019
  • By: admin

Në kuadër të Javës Evropiane, në bashkinë Mat u zhvillua një forum qytetar i cili u mundësua nga Këndi i BE-së në këtë bashki në bashkëpunim me “Europe House” – Shtëpia e Evropës.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësues nga Bashkimi Evropian në Shqipëri, si edhe grupe të ndryshme interesi: OJF, sipërmarës, nxënës të shkollave të mesme të qytetit, përfaqësues të institucioneve të ndryshme vendore si dhe qytetarë të cilët diskutuan dhe drejtuan pyetje mbi çështjet e integrimit në BE.
Disa prej pikave që gjetëm më shumë debat në këtë forum ishin: Cilat janë sfidat e integrimit? Si mund të përshpejtohet integrimi? Cili është rroli i bashkisë?