Forum diskutimi me qytetarët në Javën Evropiane

  • Posted on: 8 January 2019
  • By: admin

Në datën 8 Maj, në kuadër të javës Evropiane"  dhe pikërisht një ditë para ditës së Evropës data 9 Maj, Këndi i Be-së Bashkia Patos u vizitua nga përfaqësuese e Delegacionit Evropian Znj.Monika Bylaite, Zv.Ambasadore e Rumanisë Znj.Cristina Norcisa Halacu Nicon,  dhe Z.Elvis Toçi Konsull nderi i Rumanisë.
Delegacioni vizitoi këndin e BE-së dhe zhvilloi një takim në zyrën e Kryetares së Bashkisë Znj. Rajmonda Balilaj ku diskutuan lidhur me sfidat e procesit të integrimit në nivel lokal.
Ndalesa e dytë e përfaqësuesve ishte pjesëmarrja në forumin me temë "Bashkëbisedim për Bashkimin Evropian". Të pranishmit u njohën me veprimtarinë e aktiviteteve të realizuara nga këndi i BE-së Patos dhe diskutuan mbi sfidat, mundësitë dhe aspiratat për integrimin në Bashkimin Evropian.