Fjalimi i Ambasadorit Soreca në "Takimin publik mbi rolin e gruas dhe angazhimin e komunitetit në procesin e integrimit evropian"

  • Posted on: 27 November 2018
  • By: admin

Takimi publik mbi rolin e gruas dhe angazhimin e komunitetit në procesin e integrimit evropian                                                    

Patos, 26 nëntor 2018

E nderuar Zëvendësministrja Kuko, i nderuar kryetar Balilaj,

Zonja dhe Zotërinj, 

Jam shumë i kënaqur që jam këtu sot në këtë veprimtari të dedikuar për një çështje kaq të rëndësishme: 'Roli i grave dhe angazhimi i komunitetit në procesin e integrimit evropian'.

Dëshiroj të përgëzoj komunën e Patosit dhe projektin "Komunat për Evropën" të financuar nga BE për bashkëorganizimin e programit të sotëm.

Para së gjithash - më lejoni të jem shumë i qartë: Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian vjen nga të gjithë ju si qytetarë, gra dhe burra/vajza dhe djem të këtij vendi!

Së dyti - Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave dhe vajzave janë të drejta themelore të njeriut.

Së treti - Barazia gjinore është gjithashtu një parakusht thelbësor për një zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të qëndrueshëm, i cili nuk do të ndodhë nëse gjysma e popullsisë në Shqipëri mbetet prapa.

Fuqizimi i grave është i lidhur fort me aktivizmin e tyre në politikë (si në nivel lokal ashtu dhe qendror) . Shqipëria ka arritur disa zhvillime pozitive në pjesëmarrjen politike si:

  • 50% e Ministrave janë gra,
  • 50% e zëvendësministrave janë gra,
  • 28.5% e anëtarëve të parlamentit janë gra
  • Megjithatë, vetëm 10 gra kryebashkiake...

Në përgjithësi, kjo do të thotë se sot ka më shumë gra në arenën ekzekutive dhe legjislative, të cilat do të vendosin për ligje të rëndësishme dhe duke marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes do të ndikojë në jetën e qytetarëve!

Bashkimi Evropian fuqimisht mbështet fuqizimin e grave në Shqipëri dhe punon drejt sigurimit të fjalës dhe pjesëmarrjes nga gratë dhe vajzat në jetën shoqërore, ekonomike dhe politike. 

Siç e kam përmendur tashmë, fuqizimi ekonomik i gruas është vendimtar.

Për shembull, kur bëhet fjalë për shifrat që lidhen me punësimin, Shqipëria po bën një përparim pozitiv, veçanërisht në pjesëmarrjen e grave në punë dhe në numrin e ndërmarrjeve të drejtuara nga gratë. Megjithatë, ka ende disa sfida:

  • Pavarësisht rritjes gjatë vitit 2017 (deri në 57.7%), gratë ende kanë më pak gjasa të marrin pjesë në tregun e punës. Raporti mbetet më i ulët krahasuar me burrat (75.8%) .
  • Hendeku i pagave gjinore u rrit në 10.5% për vitin 2017 krahasuar me 6.3% në 2016.

Sa i përket kornizës ligjore normative për barazinë gjinore, Shqipëria ka bërë përparim. Por duhet bërë më shumë për forcimin e zbatimit të këtij legjislacioni dhe që të ketë një mekanizëm të plotë dhe funksional për barazinë gjinore, veçanërisht në nivel lokal.

Një zhvillim tjetër pozitiv është edhe 7 komunat të cilat kanë nënshkruar Kartën Evropiane për Barazinë e Grave dhe Burrave në jetën vendore. Tiranë, Elbasan, Durrës, Korçë dhe Shkodër gjithashtu kanë krijuar plane vendore për barazinë gjinore.

Unë jam i informuar për nismën e kryetarit Balilaj, të quajtur "E premtja e Grave", një nismë e njohur për bashkimin e grave në qytetin e Patosit, për të diskutuar tema të ndryshme, për të ndarë pikëpamjet dhe për t'i angazhuar ato në çështjet që kanë të bëjnë me komunitetin. Ky është një shembull konkret që tregon se, nëse ka vullnet politik dhe një angazhim të qartë, mund të gjenden mënyra për t'i përfshirë gratë dhe vajzat, për t'i dëgjuar, për të diskutuar me to dhe për të gjetur zgjidhje të përbashkëta.  

Kohët e fundit Qeveria Shqiptare ndërmori disa përmirësime pozitive edhe në Ligjin për Masat kundër dhunës në marrëdhëniet familjare dhe miratoi Planin e Veprimit për zbatimin e Rezolutës 1325 të OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Rendi i ditës për gratë, paqja dhe siguria është një mjet i fuqishëm për të lëvizur nga pabarazitë gjinore në drejtësinë gjinore, nga dhuna në paqe të qëndrueshme dhe ndërtimin e komuniteteve të qëndrueshme.  Siguria nuk është vetëm për mbrojtjen, e as nuk është vetëm për veprimet afatshkurtra. Ajo duhet të përfshijë veprime afatgjata për t'u marrë me shkaqet rrënjësore - nga varfëria dhe padrejtësia te shkelja e të drejtave të njeriut dhe përgjigjet joadekuate të institucioneve përgjegjëse.

Në këtë kontekst, rëndësia për angazhimin e komuniteteve në punën e ngushtë me policinë për të zgjidhur problemet e krimit, dhunës në familje, çështjeve të tjera të sigurisë dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës për të gjithë nuk mund të ekzagjerohet. Cilësia e marrëdhënieve ndërmjet grupeve të komunitetit dhe policisë vendore shpesh është faktori përcaktues nëse një i mbijetuar i dhunës në familje raporton dhunë dhe merr trajtim e përshtatshëm, nëse autori është kapur, hetuar dhe ndjekur penalisht dhe nëse veprimi i efektshëm është ndërmarrë në nivel lokal për të parandaluar incidentet e ardhshme të dhunës.

Vendosja e një force policore në komunitet ose përdorimi i metodave të policimit në komunitet mund të rrisë besimin dhe efektivitetin e policisë, duke përfshirë parandalimin dhe reagimin ndaj dhunës kundër grave.

Policimi në komunitet bazohet në premisën që asnjë organizatë nuk mund të zgjidhë problemet e sigurisë vendore, të cilat kërkojnë partneritet, bashkëpunim dhe zgjidhje të përbashkët të problemeve ndërmjet policisë, komuniteteve që u shërbejnë dhe të tjerëve. Partnerët potencialë për policimin në komunitet mund të përfshijnë agjencitë e tjera qeveritare, anëtarët/grupet e komunitetit, udhëheqësit tradicionalë dhe të komunitetit, ofruesit e shërbimeve joqeveritare/komunitare, mediat lokale, si dhe bizneset private.

Dje (më 25 nëntor) ne kujtuam ditën ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave, por unë doja të theksoja më shumë fillimin, në të njëjtën kohë, të fushatës vjetore - 16 ditëve të aktivizmit, dedikuar lëvizje për luftën kundër këtij fenomeni të mjerueshëm dhe shpesh kriminal.

Mesazhi i fushatës për këtë vit është "Dëgjomëni dhe mua". Unë dua ta përforcoj këtë mesazh sot, pasi jemi këtu për të dëgjuar të gjithë ju dhe për të diskutuar se si të gjithë ne mund të jemi aktivë për këtë çështje.

Unë besoj fuqimisht se e ardhmja e Shqipërisë është brenda Bashkimit Evropian. Barazia gjinore dhe përfshirja e komuniteteve vendore janë elemente strategjike për këtë vend në udhëtimin e saj evropian! Ju të gjithë keni një rol pozitiv për të luajtur!