Fier: "Pjesëmarrja qytetare dhe roli i të rinjtve në procesin e integrimit evropian", takim me studentë

  • Posted on: 17 June 2020
  • By: admin

Njësia e Integrimit Evropian në Bashkinë e Fierit, në bashkëpunim me Akademinë Politike të Studimeve (ASP) organizoi në mjediset e qendrës rinore "Epoka e Re" Fier, një takim me studentët mbi "Pjesëmarrjen qytetare dhe rolin e të rinjtve në procesin e integrimit evropian".

Studentët u njohën me  mekanizmat dhe rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare, si edhe me sfidat e prioritetet e pushtetit vendor në procesin e Integrimit. Padyshim një hapësirë e rëndësishme në diskutim iu la rolit që duhet të luajnë të rinjtë në këtë proces.

Takimi u finalizua me një bashkëbisedim të shoqëruar me diskutime të gjallërishme mes pjesëmarrësve, në lidhje me përfshirjen më aktive të të rinjve në proceset vendimarrëse, ngritjen e Bordeve Rinore, përfaqësimin e tyre në Këshillin Bashkiak, Rolin dhe angazhimin e të rinjve në debate të strukturuara, lidhur me procesin e integrimit evropian, etj. / bpe.al