Aktivitete

Në Pogradec, projekti Bashkitë për në Evropë, realizoi fazën tretë dhe përfundimtare të ciklit të trainimeve mbi komunikimin për Koordinatorët vendorë të Këndeve të BE, të hapura tashmë në 61 bashkitë e Shqipërisë. 

05 Shk 2018, 06 Shk 2018
Pas qytetit të Lezhës, Gjirokastra shtë ndalesa e radhës e projektit Bashkitë për në Evropë, me qëllim trainimin intensiv të Koordinatorëve vendore të zyrave të BE në fushën e komunikimit me publikun dhe mediat, si dhe administrimin e Këndit të BE në çdo njësi të qeverisjes vendore.
24 Jan 2018, 25 Jan 2018
Projekti Bashkitë për në Evropë, fillon proçesin e trainimit intensiv të Koordinatorëve vendore të zyrave të BE, në fushën e komunikimit me publikun dhe mediat si dhe administrimin e Këndit të BE në çdo njësi të qeverisjes vendore.
22 Jan 2018, 23 Jan 2018
Bashkitë për në Evropë, në bashkëpunim me Këndin e BE në Vlorë dhe bashkinë e këtij qyteti, organizuan sot një konferencë lokale, me aktorë të ndryshëm të qytetit të Vlorës: Organizata të shoqërisë civile, akademikë, grupe biznesi, student, përfaqësues nga institucione vendore, përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri si dhe atyre të ambasadave të vendeve anëtare të akredituar në vendin tonë. Konferenca pati në qendër të vëmendjes zhvillimin e qytetit të Vlorës dhe perspektivën e saj evropiane.
11 Jan 2018
Gjatë ditës së sotme, gazetarë të mediave kombëtare dhe lokale shqiptare vizituan disa projekte të financuara nga Bashkimi Evropian në Shqipëri, duke përfshirë ndër të tjera edhe këndin e BE-së në qytetin e Lushnjes, pjesë e projektit “Bashkitë për në Evropë”; një iniciative kjo e BE për mbështetjen e qeverisjes vendore në 61 bashkitë e vendit.
24 Nën 2017
Koordinatorët vendorë të BE –së në secilën bashki, paten sot një ditë intensive trainimi në Qendrën e Informimit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, nga ekipi drejtues i projektit “Bashkitë për në Evropë”
17 Nën 2017
Projekti “Bashkitë për në Evropë” realizoi sot në qytetin e Lushnjes, takimin e pare kombëtar me Kryetarët e Bashkive dhe koordinatorët lokalë të cilët do të administrojnë Këndin e BE –së ne secilën bashki të Shqipërisë, duke shënjuar kështu edhe fillimin normal të punës së këtij projekti me të gjithe aktorët dhe faktorët vendorë.
11 Tet 2017
“Bashkitë për në Evropë” projekti më i ri i financuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri me synim mbështetjen e ngritjes së një zyre evropiane lokale në secilën prej 61 bashkive, folloi fazën e pare të zbatimit të tij.
10 Sht 2017

Faqet