Skip to main content
Submitted by admin on 5 July 2019

Në kuadër të Javës së Evropës, Këndi I BE pranë Bashkisë Durrës zhvilloi një aktivitet me fëmijë në mjediset e “Shoqatës për Trashëgimi dhe Edukim”, ku kanë marrë pjesë fëmijë të klubit të librit.

Aktiviteti është realizuar në formën e një udhëtimi imagjinar nëpër disa qytete të vendeve të Bashkimit Evropian.

Duke lexuar tregime prej librit “Misteret e yjeve të arta”, fëmijët janë ndalur në gjithësecilin prej tyre, duke bërë pyetje dhe kërkuar më shumë informacion për cilindo qytet që përmendej, të veçantat e atij qyteti, historinë, shtetin të cilit i përkiste etj.

Vogëlushëve u është dhënë informacion në lidhje me Evropën nga ana e koordinatorëve të Këndit të BE në Durrës.