"Dita Ndërkombëtare e luftës kundra futjes së fëmijëve në punë”, aktivitete nga NjIE Bashkia Lushnje

  • Posted on: 16 June 2020
  • By: admin

Në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të luftës kundra futjes së fëmijëve në punë”, Njësia e Integrimit Evropian, Bashkia Lushnje, organizoi një aktivitet në dy institucione që lidhen drejtëpërdrejtë me punësimin dhe kontrollin e këtij fenomeni, pra punësimit të fëmijëve në moshë të mitur. 

Njësia e integrimit Europian pranë Bashkisë Lushnje realizoi disa broshura duke cilësuar këtë ditë me rëndësi, broshura përmban informacione bazuar në legjislacionin shqiptar mbi moshën minimale për të punësuar femijët, orarin e caktuar por edhe mbi shkallën e rrezikshmërisë së punës për fëmijët.

Intitucionet mbi të cilat u shpërndanë këto informacione ishin pikërisht Shërbimi Kombëtar i Punësimit, Zyra e Punës Lushnje dhe Drejtoria e Tatimeve Lushnje./ bpe.al