Skip to main content
Submitted by admin on 8 October 2018

Në datën 22 Prrill 2018, Këndi i BE në bashkinë Elbasan, në bashkëpunim me Këshillin Rinor të këtij qyteti, orgaznizuan një aktivitet me rastin e Ditës së Tokës. 

Aktiviteti filloi me një vizitë në fidanishten e Bashkisë Elbasan ku pjesëmarësit në këtë aktivitet morën informacion të detajuar neë lidhje me llojet e bimeve dhe luleve të shumëllojshme që kultivohen në parcelat e saj. 

Më tej, aktiviteti vijoi me përzgjedhjen e disa pemëve të cilat më pas u mbollën në një zone të qytetit të Elbasanit. 

Këndi i BE në bashkinë e Elbasanit, gjen rastin të falenderojë në mënyrë të veçantë Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Territorit Urban në këtë qytet, për mbështetjen e rëndësishme që i dhanë këtij aktiviteti.