Dhuratë e veçantë për fëmijë të veçantë

  • Posted on: 28 January 2019
  • By: admin

Këndi i BE-së në Bashkinë Përmet në bashkëpunim me Këshillin Rinor organizuan dy aktivitete bamirësie (Nata e Filmit dhe Stenda e Ëmblësirave) gjatë javës së parë të Dhjetorit. Fondet e mbledhura u përdorën për të rregulluar një prej klasave në shkollën nëntëvjeçare "Meleq Gosnishti" për nxënësit me nevoja të veçanta.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Javës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe promovoi vlerat e përbashkëta të Bashkimit Europian, atë të solidaritetit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.