Cikli i Trajnimeve "Menaxhimi i Projekteve te Financuara nga BE ne Praktike”

  • Posted on: 29 October 2018
  • By: admin

Permbyllet ne Vlore raundi i pare i Trajnimeve Tematike mbi “Menaxhimin e Projekteve te Financuara nga BE ne Praktike” me perfaqesues nga ekipet zbatuese te Projekteve te financuara nga BE nga Bashkite Berat, Skrapar, Himare, Fier, Vlore, si dhe Koordinatoret e BE-se. 

Gjate te 2 diteve intensive te trajnimit, 25-26 tetor 2018, ekipit e projekteve dhe Koordinatoret diskutuan gjeresisht ne lidhje me procedurat qe duhen ndjekur hap pas hapi qe nga nenshkrimi i kontratave, marreveshjet me partneret, rishikimi i buxheteve, hapja e llogarive, ceshtjet e bashke-financimit dhe TVSH-se, si dhe rrugetimin ne lidhje me rregullat e praktiken per menaxhimin efektiv te Projekteve. I gjithe trajnimi u zhvillua me diskutime ne praktike te rasteve konkrete e ushtrimeve me qellim qe pjesemarresit te mund te familjarizoheshin konkretisht me te gjitha procedurat e ciklit te menaxhimit te projekteve te BE-se kundrejt procedurave qe ndjekin si institucion publik. Ne trajnimin e pare mori pjese edhe nje perfaqesuese nga Ministria per Evropen dhe Punet e Jashtme (Drejoria e Fondeve te -se), Znj. Manjola Hidri duke rritur efektivitetin e diskutimeve per sa me siper.

Trajnimet e radhes do te vijojne ne Gjirokaster, Shkoder, Pogradec dhe Durres me te gjitha Bashkite qe jane perfituese te fondeve te BE-se.

Keto sesione trajnimi jane pjese e ciklit te Trajnimeve qe organizohen nga Projekti, ne bashkepunim te ngushte me Shkollen Shqiptare te Administrates Publike (ASPA) dhe koordinim me Ministrine per Evropen dhe Punet e Jashtme (MEPJ).