Skip to main content

KUÇOVE - Në datë 24 tetor u organizua aktiviteti me temë “Bizneset Sociale në BE, prespektivat kombëtare dhe lokale”, nga Drejtoria e Zhvillimit Strategjik dhe Integrimit Evropian në Bashkinë Kuçovë, me përfaqësues të Shoqatës “Gruaja Naftëtare në Fokusin e Zhvillimit”. Takimi u mbajt në ambjentet e Shoqatës ku morrën pjesë 25 gra dhe vajza.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte shpërndarja e informacionit tek shoqatat lokale të grave për bizneset sociale si një fushë e re zhvillimi, informimi rreth legjislacionit evropian dhe kombëtar dhe programet në këtë fushë, si dhe dhënien e informacionit përse bashkëpunimi ndërmjet shteteve dhe organizatave nga vende të ndryshme të BE-së dhe shteteve të tjera jo anëtare  është i nevojshëm për të zgjidhur problemet aktuale për sa i përket zhvillimit si dhe të vendosin objektiva të rinj.
Gjatë aktivitetit u prezantuan shërbimet sociale në Evropë, reformat administrative dhe sfidat e financimit, fondi social Europian. Gjithashtu u prezantuan dhjetë hapa ndihmës në fillimin dhe menaxhimin e një biznesi social, paketa ligjore për ndërrnarrjet sociale, situatën financiare dhe organizimin e një biznesi social.
Ky aktivitet informoi gratë dhe vajzat e reja, shoqatat  e grave në Kuçovë si të hapin një biznes social si dhe legjislacionet dhe programet kombëtare dhe të BE-së për suport teknik e financiar.
Gratë e angazhuara në biznes diskutuan mbi mundësitë për zhvillimin e ndërmarrjeve vendore sociale dhe mundësitë e përfshirjes në projektet evropiane në këtë fushë. Gratë dhe vajzat drejtuan pyetje rreth funksionimit dhe përfshirjes në aktivitetet e Njësisë të Integrimit Evropian në bashki. Në përfundim të aktivitetit ato u pajisën me informacionin e detajuar dhe të duhur se si idetë e tyre mund t’i kthenin në projekte konkrete. Aktiviteti u mbyll me një koktej ku të pranishmet vazhduan të socializohen më tej.