Bashkia Shkodër dhe integrimin evropian i vëndit

  • Posted on: 8 January 2019
  • By: admin

Kanë nisur sot në Shkodër, takimet me studentë të Universitetit "Luigj Gurakuqi" të qytetit, me qellim jo vetëm prezantimin e mundësive që ofron BE për këta studentë dhe këtë institucion të arsimit të lartë, por edhe trajtimi i temave të ndryshme në lidhje me integrimin evropian të vendit.

Aktiviteti i sotëm, trajtoi temën “Bashkia Shkodër dhe Integrimi Evropian” – “Të njohim sa më thellë Bashkimin Evropian”, me studentët e vitit të 3-të të Fakultetit Ekonomik të këtij Universiteti.

Në vemendje të veçantë gjatë këtij takimi, ishte edhe njohja e të rinjve me projektin “Bashkitë për në Evropë”, Këndin e BE të ngritur tashmë në këtë qytet, si dhe me programin Erasmus +. 

Pjesa e dytë e prezantimit e cila u moderua nga znj. D. Alibali, specialiste pranë Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe njëkohësisht pedagoge e gjuhës së huaj pranë këtij universitetit, pati në qendër të vëmëndjes informacionin dhe debatin mbi zhvillimin strategjik pro standarteve të BE të qytetit të Shkodrës.