Bashkia Mallakastër, aktivitet online me fëmijët në Ditën e Ndërgjegjësimit për Autizmin

  • Posted on: 6 April 2020
  • By: admin

Njësia e Integrimit Evropian në Bashkinë Mallakastër, në bashkëpunim me edukatorë, mësues dhe psikologë të disa prej shkollave të kësaj bashkie, kanë shfrytëzuar teknologjinë për të krijuar mesazhe sensibilizuese për këtë ditë dhe për t’i shpërndarë ato.

Fëmijët e shkollave të Bashkisë Mallakastër, në po të njëjtën mënyrë siç janë duke zhvilluar mësimin gjatë këtyre ditëve të izolimit, duke përdorur teknologjinë e informacionit dhe Internetin, përmes mekanizmave të rrjeteve të komunikimit si WhatsApp kanë përgatitur mesazhet e tyre në formë pikturash dhe më pas i kanë shpërndarë ato.

Në fokus të këtyre mesazheve ishte rritja e ndërgjegjësimit mbi çrregullimet e spektrit të autizmit.

“Të ndryshëm, por me të drejta të barabarta”, ishte mesazhi parësor i kësaj fushate e cila ka vazhduar gjatë gjithë javës në Bashkinë Mallakastër. / bpe.al