Skip to main content

Projekti 'Bashkitë për Evropën', në bashkëpunim me Këndin e BE-së të Prrenjasit dhe ekipin e Bashkisë Prrenjas organizuan së bashku më 24 prill 2018 aktivitetin "Integrimi vjen prej nesh - Ne mund të ndikojmë në ndryshime" Një aktivitet i hapur publik për rolin e gruas në të ardhmen evropiane të Shqiperisë . Ky aktivitet u organizua nën patronazhin e Kryetares së Bashkisë së Prrenjasit Znj. Miranda Rira. Qëllimi i tij ishte nxitja e debateve për çështjet e barazisë gjinore dhe diskutimi i sfidave me të cilat përballen gratë në Shqipëri në aktivitetin e tyre të përditshëm dhe në jetën e tyre.

Aktiviteti përfshiu disa veprimtari duke filluar me inaugurimin e një kopshti të ri në qytetin e Prrenjasit, debatin e hapur me qytetarët dhe panairin e produkteve artizanale që ju ofruan qytetarëve dhe të ftuarve, si një mundësi për t'u njohur me produktet tradicionale vendase, si një vlerë që vjen nga tradita e vjetër e Prrenjasit, dhe u mbyll me muzikë e valle popullore të realizuara nga nxënësit e shkollave të Prrenjasit.

Personalitetet e shquara që morrën pjesë në këtë ngjarje: Presidenti i Republikës Z. Ilir Meta, Znj. Klajda Gjosha, ish Ministre i Integrimit Evropian dhe Z. Mario Mariani, Shefi Operacional në Delegacionin Evropian në Shqipëri shprehën vlerësimin e tyre për zgjedhjen e tematikës mbi rolin e gruas si focus të aktivitetit.  

Presidenti i Republikës Z. Ilir Meta theksoi se roli i grave në shoqëri dhe në politikë është jetik. Ai përmendi se përparimi i Shqipërisë drejt integrimit në familjen evropiane varet gjithashtu nga roli dhe angazhimi aktiv i grave në zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë.

Ish-Ministria i Integrimit Znj Klajda Gjosha përmendi se përkundër përparimit pozitiv të bërë në Shqipëri ende ka shumë më tepër për të bërë, veçanërisht në informimin e të gjithë qytetarëve për integrimin në BE, rolin dhe mundësitë e tyre që Shqipëria do të duhet të zhvillohet gjithnjë e më shumë! Ajo tha se "gratë luajnë rolin e tyre aktiv në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe edukimin e brezit të ri. Përfshirja e grave në politikë dhe administratë është vendimtare ".

Z. Mario Mariani, nga Delegacioni i BE-së e vuri theksin tek mesazhi që përcillte aktiviteti duke theksuar "Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian vjen nga ju! Kjo është një temë e rëndësishme e diskutimeve që keni zgjedhur. Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave dhe vajzave janë të drejta themelore të njeriut. Të dyja këto janë jetike për rritjen ekonomike, prosperitetin dhe konkurrencën. Barazia gjinore është një parakusht thelbësor për një zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës, i cili nuk do të ndodhë nëse gjysma e popullsisë në Shqipëri mbetet prapa”.

Ai gjithashtu inkurajoi koordinatorët lokalë të BE-së që "në bashkëpunim me stafin e Delegacionit, për të diskutuar me qytetarët rreth politikave të BE-së për barazinë gjinore. Përdorni materialet që vendosen nga ekipi ynë për të informuar qytetarët (burrat dhe gratë), për t'i bërë ata të vetëdijshëm për rolin që BE po jep për të promovuar përfshirjen dhe cilësinë. Ne e dimë se ndryshimet kërkojnë kohë, por nëse përpjekjet dhe energjia vihen në vend, ne së bashku do të kontribuojmë në ndryshimin e normave kulturore, sjelljeve dhe situatës".