Skip to main content
Submitted by admin on 20 August 2019

Në Javën Europiane të Rinisë, të rinjtë e qytetit të Korçës kanë kaluar një ditë pranë të moshuarve të Qendrave të Moshës së tretë në qytet.

Nën temën “Evropa e solidaritetit”, Këndi i BE Bashkia Korçë, me mbështetjen e projektit Bashkitë pēr në Europë, si dhe me pjesëmarrjen e të rinjve të Qendrës Rinore, organizuan një aktivitet njëditor, ku në qendër ka qenë solidariteti me më të moshuarit dhe kujdesi për njerëzit e moshës së tretë.

20 të rinj, stafi i bashkisë dhe Kryetari i Bashkisë Korçë kaluan një ditë duke u shpërndarë në të katër Qendrat e Moshës së Tretë në Korçë, duke u bërë pjesë e aktiviteteve të tyre ditore.

Të gjithë bashkë për të përcjellë mesazhin njerëzor të solidaritetit me më të moshuarit, si një mënyrë për të shprehur mbrënjohjen për gjithçka që kanë bërë për shoqërinë.