Skip to main content
Submitted by admin on 11 June 2019

VLORE, 27-28 MAJ 2019: Seria e trainimeve që është duke zhvilluar ekipi i Projektit “Bashkitë për në Evropë” në kuadër të Fazës së II të këtij projekt, ka vijuar në qytetin e Vlorës, ku përgjegjësit e Njësive të Koordinimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj në 10 bashki, janë trainuar për dy ditë me radhë, në lidhje me çështje që i përkasin Raportimit të projekteve të financuara nga  dhe komunikimit.

Ekspertja Anila Boshnjaku ka prezantuar të gjithë hapat që duhet të ndiqen nga ana e ekipeve të bashkive, sa i përket procedurave të prokurimit, hapjeve të llogarive, procedurave të brendshme shtetërore, raportimit, dhe ato të BE (PRAG).

Në trainim morën pjesë përfaqësues të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Znj. Xherina Haxhillari dhe Znj. Manjola Hidri, të cilat kanë theksuar rëndësinë e ngritjes së mekanizmave të duhura, për menaxhimin sa më efektiv të fondeve të BE-së.

Eksperti i komunikimit, Ermal Gjinaj ka bërë një prezantim të Strategjisë së Komunikimit për Fazën e Dytë të Projektit, e cila është konfirmuar dhe miratuar tashmë edhe nga ana e EUD, ndërkohë që koordinatorët lokalë janë tranuar edhe në lidhje me hartimin e planeve të veçanta të komunikimit, të projektuar dhe që do të vihen në zbatim, në përputhje me nevojat lokale në komunitetet e tyre.

Përveç prezantimeve, trainimi është zhvilluar në formën e bashkëbisedimit, ushtrimeve praktike, punës në grupe dhe prezantimit të praktikave të suksesshme të raportimit.