“Bëhu dhe ti një mik i Tokës”. Aktivitet i Njësisë së Integrimit, Bashkia Lushnje

  • Posted on: 28 May 2019
  • By: admin

Në kuadër të 22 Prillit, "Ditës Ndërkombëtare të Tokës", në ambientet e Qendrës së Artit "Vaçe Zela", Njësia e Integrimit Europian, Bashkia Lushnje organizoi një aktivitet me temë: "Bëhu dhe ti miku i Tokës".

Në këtë aktivitet u zhvillua një konkurs pikture, ku morën pjesë nxënës nga 35 shkolla 9-vjeçare të qytetit të Lushnjes.

Dy çmime të treta u fituan nga shkolla "Kongresi i Lushnjes" dhe "Karbunarë e Madhe", dy çmimet e dyta nga shkolla "Nënshkruesi i Pavarësisë" dhe shkolla "Gramsh", ndërsa çmimin e parë e fitoi shkolla 9 - vjeçare "Barbullinjë".

Çertifikatat për fituesit u shpërndan nga Nënkryetarja e Bashkisë Teuta Korreshi dhe piktori Ilir Çakalli.

Gjatë aktivitetit, nga ana e koordinatorëve të Njësisë së Integrimit Evropian, Bashkia Lushnje, u dhanë informacione mbi Projektin “Bashkitë për në Evropë”, si dhe rëndësinë që procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të ketë, edhe për çështje me ndjeshmëri të lartë për qytetarët, siç është mjedisi dhe mbrojtja e tij.